TikTok po teston postimin e videove një orëshe? – Telegrafi

[ad_1]

TikTok fillimisht u bë i famshëm si platformë e ndarjes së videove 15 sekondëshe.

Megjithatë, platforma ka bërë ndryshime duke mundësuar postimin e videove më të gjata.

Bëhet e ditur se aktualisht ajo është zgjeruar deri në 10 minuta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërsa tani, eksperti i rrjeteve sociale, Matt Navarra, tha se TikTok po teston video deri në 60 minuta.

Përditësimi i ri thuhet të jetë duke u testuar me disa përdorues të përzgjedhur në tregje specifike dhe platforma nuk planifikon ta shpërndajë ende publikisht.

Ndryshe, ky ndryshim me sa duket është pjesë e përpjekjeve të ByteDance për ta ndihmuar TikTok të bëhet konkurrent serioz i YouTube. /Telegrafi/



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks