TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin – Telegrafi


Një TikTokere nga Britania e Madhe ka regjistruar rastësisht një “hajn serik” që përdori teknikën e shpërqendrimit për t’ia marrë telefonin para syve – një truk nga i cili shumë persona ishin viktima.

Aminah Ali, 25-vjeçe, por realizonte një video me një mikeshë jashtë një restoranti në Londër, kur një grua u “shfaq nga askund”, transmeton Telegrafi.

Krijuesja e videove pretendon se gruaja kërkonte lëmoshë, por që vazhdimisht lëvizte një copë letër – që i ndihmoi ta hedhë mbi telefonin e Aminah në mënyrë që ta ketë më të lehtë t’ia merr.

Aminah disa minuta më vonë mësoi se po i mungonte telefoni, kurse mikesha Iryna Leterova i tregoi se e ka regjistruar tërë ngjarjen dhe taktikën që e përdori gruaja për t’ia marrë telefonin.

Në videon e postuar në TikTok, shihet gruaja duke iu afruar në tavolinë Aminah dhe se ajo e merr çantën afër vetes, por jo edhe telefonin që e harron në tavolinë – e mjaftoi ky moment pakujdesie që ajo të mbetet pa këtë pajisje. /Telegrafi/





Source link

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks